Partizani përballet me Vllazninë, Shehi debuton me Tiranën kundër Apollonisë

30/01/2021 15:49

Një nga përballjet më interesante të kësaj jave të 17-të të Superligës është padyshim ajo mes Partizanit dhe Vllaznisë kryesuese.

Trajneri i shkodranëve shprehet optimist dhe mbi të gjitha realist për këtë ndeshje, përball një prej rivalëve të drejtpërdrejtë siç janë të kuqtë e Ilir Dajës që e ndjekin nga vendi i dytë.

Tomas Bërdaric: Partizani në këtë ndeshje është ndryshe nga ai I takimit të shkuar, ne do t’i lëmë lojtarët e lirë pa i ngarkuar shumë, që të kenë mundësi të shprehen. Eshtë shumë mirë që ne rrethohemi nga njerëz me dëshira të mëdha që ne të shpallemi kampion, por duhet t’I marrim ndeshjet një nga një dhe të jemi realist. E rëndësishme është që të rrijmë me këmbë në tokë.

Edhe trajneri Daja është i bindur se përball Shkodranëve do të jetë një ndeshje për të cilën duhet patur kujdes edhe pse bëhet fjalë thjesht për takimin e radhës.

Ilir Daja: Ndërkohë Tirana këtë javë do të debutojë me trajnerin e saj të ri Orges Shehi i cili pavarësisht kundërshtarit në letër të lehtë sic është Apollonia, thekson faktin se Tirana është ë një moment delikat ku 3-pikëshi është domosdoshmëri.

Orges Shehi: Veç tyre ditën e diel do të jetë edhe një tjetër përballje mjaft interesante si ajo mes Laçit dhe Teutës, të cilën si çdo takim tjetër të Superligës do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Top Channel