Pas largimit të Nasip Naços dhe Gledion Rehovicës nga LSI-ja e Beratit, një grup të rinjsh nga ky qytet që pretendojnë se kanë qenë pjesë e strukturave të LSI-së, kanë dalë në mënyrë demonstrative në rrugë, dhe kanë shpallur kalimin në gjirin e Partisë Socialiste.
“Sot me LSI-në nuk na lidh më asgjë, sepse nuk përfaqëson asgjë tjetër veç intersave familjare, duhet të jesh ose kushëri ose shërbëtor i familjes së udhëheqjes. Të gjithë kandidatët për deputetë janë ose kushërinj të Metës ose shërbëtorë të Monikës. Ne të gjithë se bashku kemi vendosur të ikim nga shtëpia e kushërinjve dhe shërbëtorëve, dhe do t’i bashkohemi Partisë Socialiste. Ne nuk jemi më të përfaqësuar në LSI”, thotë Altin Kazazi.
Këta të rinj më pas janë zhvendosur drejt selisë së Partisë Socialiste dega Berat nga ku kanë marrë pjesë në një takim me drejtuesin politik të këtij qarku Blendi Klosi.
Top Channel