Modelja e tatuazheve e njohur në rrjet si Mara Inkperial, është e mbushur me punime artistike në të gjithë trupin e saj. Por gjermania ka vendosur që kohët e fundit të tregojë një tjetër ‘look’ duke habitur fansat e saj me mbulimin e tatuazheve me makiazh të trashë.
Ajo mbuloi të gjithë trupin me krem Demacol dhe shpërndau pamjet për 702,000 ndjekësit e saj.
Fansat u habitën sesa ndryshe dukej Mara pa tatuazhet e saj të famshme – por të gjithë pranonin se ishte shumë e bukur, si me to edhe pa to.
Një prej tyre shkruante: “Të dyja versionet janë të hatashme! Më pëlqejnë gratë me tatuazhe”
Një tjetër tha: “Isha mësuar që të shihja me tatuazhe … tani pa to dukesh pak e çuditshme”.
“Je e mrekullueshme sido që të jetë – por unë jam me grupin ‘me’.”
Mara i ka fshehur edhe më parë tatuazhet e saj, dhe thoshte se ndjehej e bezdisur: “Është bukur të luash me këtë makiazhin Demacol. Ndjehem krejt anonime pa tatuazhet”.
Top Channel