Emocione dhe një fund “triller” në sfidën mes Torinos dhe Fiorentinës, që u mbyll barazim 1-1. Këtë përballje, që çeli javën e 20-të të Serisë A, skuadra vjollcë e mbylli me dy lojtarë më pak, madje shënoi e para, por e pati të pamundur ta ruante epërsinë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por të papriturat ishin rezervuar në fraksionin e dytë. Castrovilli i Fiorentinës u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 67-të, megjithatë miqtë shënuan të parët me Franck Ribery, pas bashkëpunimit me Bonaventurë. Mirëpo vetëm pak çaste më vonë, Milenkovic mori direkt karton të kuq, duke e lënë skuadrën vjollcë më dy lojtarë në pak.

Torino pati më shumë se 25 minuta kohë për ta kthyer rezultatin pse jo për të tentuar fitore, por goli i Belottit erdhi vetëm dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

As tetë minutat shtesë nuk i mjaftuan Torinos për të shënuar një gol të dytë, që do të përmbyste shifrat, kështu që Fiorentina fitoi një pikë në këtë transfertë, që për nga mënyra se si shkoi ndeshja, u përjetua sikur të kishte vlerën e fitores.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA