Xhaxhai i biznesmenit Albert Krasniqi, i cili u vra tre ditë më parë në Prishtinë ka bërë një shkrim prekës dedikuar tij.

“Ah Nipi jem po vështirë me shkru për ty, zemrën na ke thy o Albi Zoti te shpërbleftë me xhehnet oj zemra jem. Do të jemi me zemër të thyer deri sa të takohemi në botën e ahiretit!”, shkroi Ismet Krasniqi në Facebook.

Kujtojmë se më parë, Ismet Krasniqi, deklaroi se vrasja, të cilën dyshohet se e ka kryer babai i biznesmenit ka ndodhur aksidentalisht. Krasniqi tha se Alberti kishte blerë një armë zjarri, ndërsa babai i tij Skënderi, kishte shkrepur një plumb në drejtim të djalit, ku si pasojë vdiq.

“Për fat të keq ndodhi një fatkeqësi që ndodhin shumë shpesh në vende të botës e edhe në Kosovë, rastësisht ai djali i vëllait e ka blerë një pistoletë, ia ka treguar babës se vet, plumbi ka qenë brenda. Ai, vëllai  se ka ditur çka ka edhe ka shkrepur plumbi edhe e ka marrë një plumb, kjo ka qenë për neve një tragjedi ka qenë një aksident shumë i rëndë, por ka ndodh kjo që na ka trondit tërë familjen. Ai ka qenë i paralizuar ka mbet në garazhdë. Edhe kur kanë ble do harq djali i ka thanë që ‘babë po du me ble një allti (pistoletë), po çka po të vyen bre babë kjo allti? – i ka thënë i ati. Edhe ai e ka marrë në dorë edhe i ka kërsit alltia edhe e ka vra me një plumb”, tha ai.

“Apel, me pas kujdes se arma është e shejtanit, jo e njeriut. Por për fat të keq rinia e sotme janë mësuar me atë”, shtoi Krasniqi.

Ndërkohë ndaj Skënder Krasniqit është vendosur masa e paraburgimit për një muaj. Ndaj tij rëndon akuza për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

FOTO GALERI
5/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA