“Zgjedhjet e 25 prillit do t’i japin fund…”, Meta reagon pas mesazhit të Koordinatorit për Zgjerim

29/01/2021 18:27

Presidenti Ilir Meta përshëndet deklaratën e Koordinatorit për Zgjerimin, Michael Gahler, i cili i bënte thirrje qeverisë shqiptare të mos përgojonte Bashkimin Evropian, por të fokusohej te plotësimi i kushteve për anëtarësim.

Ilir Meta thotë se garanton Partitë Popullore Evropiane se 99% e popullit shqiptar mezi pret hapjen e negociatave. Sipas tij, zgjedhjet e 25 prillit 2021 do t’i japin fund injorimit të kushteve dhe plotësimit të standardeve për integrimin.

Reagimi i Presidentit Meta:

E përshëndes vëmendjen e pandërprerë të Partive Popullore Europiane dhe thirrjet e përsëritura të miqve të sinqertë europianë, të cilët mezi presin çeljen e negociatave për Shqipërinë.

I garantoj se mbi 99% e popullit shqiptar, mezi e pret hapjen e negociatave dhe se zgjedhjet e 25 prillit 2021 do t’i japin fund injorimit të kushteve dhe plotësimit të standardeve për integrimin, duke e rivendosur vendin, plot energji të reja, drejt Bashkimit Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA