Në një ndeshje që mund ta ringjiste në hierarkinë e premier Ligës e ta rikthente në diskutim për titullin, Totenhem dështoi brenda mureve të shtëpisë ndaj një rivali direkt si Liverpul. Londinezët humbën 1-3 përballë kampionëve në fuqi, dhe me këtë ndalesë të detyruar, mbeten jashtë zonës së kupave kontinentale.
Fati i keq e ndoshta arbitri penalizuan skuadrën e trajnerit Murinjo që mori epërsinë me nëj gol të koreanit Son që në minutën e 3, por sistemi i videaorbitrimit anuloi gjithçka pas një off-side milimetrik dhe shumë të diskutueshëm. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Liverpul mori avantazhin me Firminon, këtë herë në mënyrë krejtësisht të rregullt.
Skuadra e Jurgen Klop thelloi diferencën me Aleksandër Arnold para se Tottenham të rihapte ndeshjen në një mënyrë spektakolare me rrjetën e bukur të Hojbjerg. Por edhe pse me një lojë të hapur, Spërs nuk ia dolën dot të barazonin madje lejuan shumë në prapavijë.
Fillimisht Salah pa t’i anulohej një gol për prekje të topit me dorë në minutën e 56 ndërsa ai që siguroi rezultatin e Reds, ishte Mane, me golin që vulosi suksesin 3-1 në Londër. Totenhem 8 pikë larg kreut ndërsa Liverpul në zonën e Champions.
Top Channel