Pasaporta britanike për Hong Kongun/ Britania jetëson skemën, Kina nuk do t’i njohë

29/01/2021 14:31

Miliona banorë të Hong Kongut do të mund të aplikojnë për të jetuar dhe punuar në Britaninë e madhe pasi skema historike e emigracionit për shtetasit britanikë jashtë vendit të hyjë në fuqi të dielën.

Kryeministri Boris Johnson lëvdoi të premten skemën që ofron një rrugë drejt shtetësisë britanike duke thënë se me këtë hap, plotësohej angazhimi i Britanisë së madhe ndaj ish shtetasve të saj. “Jam shumë krenar që ne kemi hapur këtë rrugë për banorët e Hong Kongut, që mund të jetojnë, punojnë dhe ta bëjnë vendin tonë, vendin e tyre”, tha Johnson.

“Duke bërë këtë, ne kemi nderuar lidhjet tona të thella historike dhe miqësinë tonë me popullin e Hong Kongut, dhe jemi ngritur në këmbë për lirinë dhe autonominë, vlera këto që për Britaninë dhe për Hong Kongun janë të shtrenjta”.

Sipas kësaj skeme, Britania vlerëson se rreth 3 milionë banorë të Hong Kongut, dhe familjarë të tyre, mund të vendosen në Britani për pesë vite dhe të aplikojnë për shtetësi të plotë. Skema u prezantua në korrik, pasi një legjislacion i diskutuar për sigurinë kombëtare u imponua nga Pekini dhe hyri në fuqi në Hong Kong duke goditur rëndë liritë politike.

Por kina thotë se rruga drejt shtetësisë është një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe bie ndesh me punët e saj të brendshme. Ndërkohë të premten, kina tha se nuk i njeh më pasaportat e shtetasve britanikë për banorët e Hong Kongut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA