Modele, VIP-a të mediave sociale dhe yje të ‘reality TV’ të Britanisë kanë zgjedhur të qëndrojnë në pishinat e Dubait e Abu Dhabi pasi mijëra britanikë të tjerë nxitonin të ktheheshin në shtëpi, para ndalimit të të gjitha udhëtimeve që nisi sot.
Prej mbylljes së kufijve të shkaktuar nga Covid-19, linja Dubai – London ishte rruga ndërkombëtare më e frekuentuar në muajin janar me 190,365 pasagjerë këtë muaj. Në kohë normale Lodra ka si linjë më të frekuentuar atë drejt Nju Jork.
Emra të njohur në Britani si Mia Sully, e serialit Absolutely Ascot, apo yjet e ‘reality TV’, Love Island, Joseph Garratt e Anton Danyluk kishin postuar në rrjetet sociale foto duke shikuar jetën në diellin e ngrohtë të Dubait.
Modelja erotike Honey Evans nga Leeds tha se do të qëndronte në Dubai megjithë ndalimin e udhëtimeve. Ajo komentonte: “Fluturimet nga Dubai drejt Britanisë janë mbyllur. Kështu që nuk kam zgjedhje tjetër veçse të qëndroj këtu. Gjynah”.
Pas zemërimit të fansave Evans shtoi më vonë: “Ca njerëz po më mbushin me sharje sepse jam në Dubai.”
Shumë britanikë po qëndrojnë në Dubai sepse e dinë se nëse kthehen do të duhet të izolohen në shtëpi për dhjetë ditë pas kthimit.
Një nga të paktat ishte artistja e makiazhit Amy Wilson nga Sheffield që tha se kishte arritur të kthehej në Britani pak para mbylljes së fluturimeve me Emiratet e Bashkuara.
Wilson shkroi: “Unë dhe Jack patëm fat me fluturimet. U kthyem nga Turqia dy orë para se të niste karantina dhe ishim kthyer nga Dubai me fluturimin e fundit”.
Në Dubai besohet se qarkullojnë rreth 240,000 britanikë dhe besohet se po pëson një goditje të rëndë nga ndalimi i udhëtimit. Zhvillimi vjen pasi rastet mesatare ditore të koronavirusit në Emiratet e Bashkuara kanë arritur në 4,000.
Dubai shkarkoi dje kreun e agjencisë shëndetësore pa dhënë shpjegime.
Top Channel