
Për asamblenë e fshehtë të fillim janarit të KOKSH, ku u ndryshua statuti dhe u morën një sërë vendimesh, presidenti aktual Viron Bezhani bërë një padi për të mos e njohur këtë asamble në gjykatën e Tiranës.
Mëngjesin e së premtes në seancë u paraqit presidenti Bezhani dhe zv.presidenti Vojo Malo në cilësinë e zv.presidentit dhe organizatorit të asamblesë.
Viron Bezhani: Nuk u mor asnjë vendim pasi ndryshuam padinë jo vetëm për presidentin por edhe për vendimet e marra në këtë asamble.
Pavarësisht pretendimeve, asambleja u njoh nga Komitetit Olimpik Ndërkombëtarë.
Viron Bezhani: U njoh pasi ata njohin çdo dokument që dërgohet, por vendimi i gjykatës do ta pezullojë.
Sipas Bezhanit kjo asamble ka ndërhyrje politike dhe gjërat në KOKSH nuk mund të funksionojnë në bazë të tyre.
Viron Bezhani: Unë kamp ërfunduar mandatet e mija por në këtë asamble dhe në koksh ndërhyn politika dhe nuk mund të vazhdohet kështu, është kundër parimeve të olimpizmit.
Top Channel