Ish-i dashuri i mësueses së gjykuar në Britani: U ndava se nuk përballoja dot kërkesat e saj seksuale (Fotot)

29/01/2021 18:26

Ish-i dashuri i një mësueseje që po gjykohet në Britani për abuzim seksual me një nxënës, ka treguar së fundmi se lidhja e tyre kishte marrë fund prej kërkesave të tepruara seksuale të gruas.

35 vjecarja Kandice Barber është shpallur fajtore nga gjykata për nxitje dhe akte seksuale me të mitur nën 16 vjeç, dhe tashmë pret gjykimin.

Mësuesja ‘zëvendësuese’, u zbulua se kishte pasur lidhje intime me djalin e mitur në një fushë, e kishte puthur ate dhe i ishte përshpëritur “Çfarë do që të bëjmë tani?”, para se të kryente marredhënie me të.

Në gjyqin e nisur prej vitit të kaluar, u mësua se Barber i kishte dërguar djalit foto të zhveshura të vetes, si dhe një video ku ajo masturbohej.

Tashmë ish-partneri i saj, që kërkoi të mos emërohej, ka folur me mediat, duke dhënë detaje të sjelljes seksuale të Barber, kur ata ishin bashkë.

Ai tha për DailyMail: “Kur dëgjova për fotot dhe videon, m’u kujtua marredhënia që edhe unë kisha me të”.

“Asaj i pëlqenin këto gjëra, por ajo që më shokoi ishte se po i bënte me një të mitur. Është treguar shumë budallaqe”.

Ai tregon se është njohur me Barber në një rrjet njohjesh të reja dhe shton se marrëdhënia e tyre dominohej nga uria e madhe seksuale e saj, duke kërkuar seks deri në gjashtë herë në ditë, disa herë dhe në vende të pazakonta.

Ai kujton: “Asaj i pëlqente ta bënim jashtë, nganjëherë në makinë, në kopsht ose në pyll. Ne shkonim me makinë diku, dhe ajo më kërkonte të ndaloja, pasi dëshironte seks. Ishte e tepert për mua. Secili ka nevojat e tyre personale dhe ato gjëra e eksitonin atë, por në fund nuk ia dilja dot më. Ishte e tepruar”.

Ai shton: “Kandice është një vajzë e mrekullueshme, një nënë shumë e mirë. Gjatë kohës që ishim bashkë ajo asnjëherë nuk ka shkelur ligjin, nuk ka marrë asnjë gjobë parkingu. Por kur ishte puna për seksin, ishte shumë e eksituar, dhe kjo e futi në telashe”.

Ish-i dashuri shton se Barber ishte amatore e kërcimit në tub dhe ka kërcyer shpesh për të, në garazhin e shtëpisë së saj në Kent, ku kishte instaluar një tub të përhershëm.

Ai kujton: “Kandice thoshte se e bënte kërcimin në tub si stërvitje, për të mbajtur veten në formë, por nuk ishte vetëm kaq. Ajo vishte të brendshme eksituese kur e bënte këtë dhe shpesherë pas kërcimit në përfundonim duke bërë dashuri”.

FOTO GALERI
1/12
Ish-i dashuri i Kandice Barber tha se lidhja e tyre kishte marrë fund prej kërkesave të tepruara seksuale të gruas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA