Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Elbenita Kajtazi, sopranoja e njohur shqiptare që na ka bërë krenarë në shumë skena ndërkombëtare.
Megjithatë, fillimet nuk kanë qenë aspak të lehta për Elbenitën. E rritur në një familje me shtatë fëmijë, ajo kujtoi fëmijërinë e vështirë që përkon edhe me periudhën e luftës në Kosovë.
Elbenita pohoi se aso kohe vetëm i ati ishte në punë dhe e ndjente të nevojshme të ndihmonte familjen duke shitur qumësht.
“Ka qenë një moment që s’ do e harroj kurrë në jetën time. Është e vërtetë që unë në atë kohë, edhe para luftës edhe pas luftës kam shit qumësht se kemi pas lopë. Atëherë nuk ka pasur shumë ndërtime e në atë lagjë ku familja ime jetonte e kishim mundësi të kishim lopë e pula. Kjo foto më ka ardh krejt paprit, një kojshi e imja që i kam shit qumështin e ka inçizu këtë moment dhe ma ka dërgu”, tregoi ndër të tjera Elbenita.
Ajo theksoi se jo vetëm nuk turpërohet, por është shumë krenare që mundi të ndihmonte familjen, duke plotësuar nevojat bazike me ato para që fitonte nga shitja e qumështit.
Top Channel