19-vjecari Merlin Blackmore ka një baba, 27 “nëna” dhe 149 vëllezër e motra.

Ka lindur dhe është rritur në një sekt mormon fondamentalist në Kanada dhe i riu është ndërgjegjësuar për veçantinë e gjendjes së tij familjare vetëm në moshën 16-vjecare, kur dhe u regjistrua në një shkollë publike.

Tani, që ka braktisur sektin dhe është zhvendosur në SHBA, Merlin ka treguar eksperiencën e tij në rrjetet sociale, vecanërisht në TikTok. “Në shkollë të mesme mësonim ligjet e vendit dhe zbulova ligjin kundër poligamisë, në një kapitull të tërë që i ishte dedikuar familjes sime“, tregon ai. Sidoqoftë, i riu nuk tregon zemërim kundrejt të atit, Uinston Blackmor, 64 vjec, që në vitin 2017 u dënua me 6 muaj burg.

Merlini tregon se ka shtatë vëllezër gjaku, të lindur nga të njëjtët prindër. Me 142 të tjerët ndan të atin. Më të moshuarit janë tani mbi të 40-tat, ndërsa më i vogli nuk ka mbushur akoma një vjec. Sidoqoftë, jo të gjitha 27 gratë e të atit kanë pasur fëmijë, vetëm 22 prej tyre. E gjithë familja mblidhet me raste të mëdha, siç është Festa e Falenderimeve. Të gjithë fëmijët, thërrasin “ma” nënën e tyre dhe nënë gratë e tjera të babait.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA