Fitore e vështirë dhe “in extremis” e Lyonit përballë Bordeaux në javën e 22-të të Ligue 1. Skuadra e drejtuar nga Rudi Garcia i merr të paktën përkohësisht vendin e parë PSG-së, që do të luajë të dielën në fushën e Lorientit.

Pjesa e parë e kësaj sfide të zhvilluar në “Parc Olympique Lyonnais” u mbyll 1-0 për vendasit, falë golit të shënuar nga Ekambi.

10 minuta pas startit të fraksionit të dytë barazoi Kalu, me miqtë që më pas u rreshtuan në mbrojtje për të shmangur humbjen. Gjithsesi, në minutën e dytë shtesë, Dubois, lojtar i përfaqësueses së Francës, realizoi golin e fitores që i dha kryesimin Lyonit (46 pikë, një më shumë se PSG dhe Lille).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA