Ajaxi i Amsteramit e mbylli si kampion dimri fazën e parë të Eredivisie, një titull simbolik të cilin, në fakt, e kishte siguruar që në javën e 18-të. “Harkëtarët” mposhtën 3-1 Willem II në “Johan Cruijff Arena”, ku sfida ishte e hapur deri pak minuta para përfundimti të kohës së rregullt.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në fraksionin e dytë (51’) takimi u zhbllokua nga Klaassen, i shërbyer nga Alvares.

Pas pak më shumë se 10 minutave lojë, Willem II barazoi me Pavlidis, megjithatë shpresat e miqve për rezultatet pozitiv u shuan nga golat e Brobbey dhe Tadicit në fundit e sfidës (83’ dhe 87’).

Ajaxi me këtë sukses ruan distancën prej 4 pikësh ndaj PSV-së, që është ndjekësja më e afërt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA