
25/02 09:55
Nëse në kategorinë Superiore dhe një pjesë e madhe e ndeshjeve të tjera të Kategorisë së Parë apo të Dytë situata në duelet sportive është më normale, në kampionatin e moshave gjithçka është e ‘rëndë dhe e frikshme’!
Kështu ka ndodhur edhe në ndeshjen Shënkolli U19 – Vllaznia U19. Siç shihet qartë në videon që siguron Top Channel futbollistët shkodran kanë rënë pre e ndërhyrjeve anti-sportive dhe shumë të rrezikshme të bashkëmoshatarëve të Shënkollit.
Ndërhyrje të tilla, jo vetëm që nuk kanë lidhje me futbollin, por rrezikojnë seriozisht karrierën e futbollistit.
Top Channel