“S’ka pasur thirrje nga Vetëvendosja që të mbështeten protestat në Shqipëri”, reagon Albulena Haxhiu: Të ndalet dhuna, arroganca nga pushteti nxit tensionet
Zbulohen detaje të reja nga vrasja që tronditi Prishtinën pasditën e sotme.
“Miss Kosova” 2006 Besa Gashi, ishte gruaja e Albert Krasniqit, i cili u vra sonte nga babai i tij, Skënder Krasniqi.
Gashi kishte me Krasniqin edhe një vajzë të moshës 9-vjeçare. Në fakt vetëm katër ditë më parë mediat kosovare raportonin se çifti ishin ndarë.
Para 7 orësh i ndjeri e kishte postuar një fotografi të vajzës së tij, e cila shfaqej e ulur në zyrën e tij, ndërsa mbi foto shkruante: Dashuria e babit.
Krasniqi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës pasi nën dyshimet për dhunë në familje.
Dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar që disa ditë familjarët e tij për t’ia plotësuar kushtet që kërkonte, mëson indeksonline.
Top Channel