Vritet biznesmeni dhe ish menaxheri i “Babastars” në Prishtinë, dyshohet se e qëlloi i ati

27/01/2021 18:08

Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Isa Kastrati” në Matiqan të Prishtinës, ku një i ri është qëlluar me armë.

Reporteri.net ka mësuar se i qëlluari është një biznesmen i njohur nga Prishtina, Albert Krasniqi, ish menaxher i grupit “Babstars”, ndërkohë që i arrestuari është Skender Krasniqi, babai i viktimës.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën per nje vrasje te ndodhur ne rrugen ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen. Nje person eshte arrestuar si dhe eshte konfiskuar nje arme qe dyshohet te jetë arma e perdorur ne rast”, thonë Policia duke mos treguar emrin e viktimës.

Por, burime të sigurta i kanë konfirmuar Reporterit se viktima është Albert Krasniqi.

Albert Krasniqi ka qenë i njohur për publikun edhe për martesën që kishte me ish-missin Besa Gashi.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel