Ushtria amerikane “ndryshon” kurs/ Ndryshime thelbësore në Pentagon pasi nisi detyrën Sekretari i ri i Mbrojtjes

27/01/2021 02:55

Pa u mbushur mirë java që kur administrate Biden nisi punën, në Pentagon po ndodhin ndryshime thelbësore.

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara dhe Sekretari i ri i Mbrojtjes Lloyd Austin po përpiqen të zhbëjnë me shpejtësi politikat e ndërmarra nga ish-Presidenti Donald Trump, thotë VOA. Me një firmë të vetme, i rrethuar nga zyrtarë të lartë ushtarakë, Biden shfuqizoi një nga politikat më të diskutuara të paraardhësit të tij – ndalimin e transgjinorëve për të shërbyer në ushtri.

“Po iu mundësoj të gjithë amerikanëve të kualifikuar t’i shërbejnë vendit të tyre në uniformë”, tha presidenti. Në Tëitter, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin e vlerësoi urdhrin, duke e quajtur atë jo vetëm veprimin e duhur, por dhe një lëvizje të zgjuar. Urdhri ekzekutiv i së hënës është hapi më i fundit i administratës së re për të ndihmuar ushtrinë amerikane të ndryshojë kurs.

Por përparimi lidhur me problemin në rritje të ekstremizmit – që u dëshmua nga një numër i ish-anëtarëve ushtarakë që morën pjesë në sulmin e Kapitolit mund të jetë më i vështirë. Sekretari Austin po përballet gjithashtu me sfida të tjera, pasi ka premtuar të ndihmojë në përgjigjen ndaj pandemisë së koronavirusit.

Ai gjithashtu ka kontaktuar aleatët kryesor ndërsa afron afati për të bërë zgjedhje kritike për praninë në Irak dhe Afganistan, ku numri i trupave amerikane është në nivelet më të ulëta dhe në Afrikë, ku prania ushtarake amerikane gjithashtu është zvogëluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA