Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë në Shkodër, Administrata e Zonave të Mbrojtura dhe banorë të Thethit, kanë bërë të mundur shpëtimin dhe evakuimin e një shtetasi te bllokuar në Qafë Thore nga dëbora.

Pjetër Kodra, roje i bujtinës në Qafe Thore, i cili jetonte i vetëm, ka kërkuar ndihmë për shkak se trashësia e dëborës përreth kishte arritur në mbi 4 metër duke e izoluar.

Në Theth, si shkak i reshjeve të vazhdueshme te dëborës situata është përkeqësuar ndjeshëm.

Një javë më parë kjo ishte pamja në Qafë Thore, ku grupi i xhirimit të Top Channel realizoi reportazhin dhe intervistoi Pjetër Kodren.
Këtë të martë në një operacion aspak të lehtë roja i bujtinës u shpëtua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA