Derbi i Milanos në Kupën e Italisë në futboll nuk i zhgënjeu parashiket duke dhuruar adrenalinë për tifozët deri në sekondat e fundit të një ndeshjeje të vendosur in ekstremis. Inter arriti të kualifikohet në raundin tjetër të turneut pas suksesit dramatik në minutën e 8 shtesë ndaj Milanit, një sfidë e mbyllur me përmbysje kur të gjithë prisnin suplementaret.

Meite shpiku një top të bukur për Zllatan Ibrahimoviç pas gjysmë ore lojë, që u dërgua në rrjetën e zikaltërve nga Zlatan Ibrahimoviç. Bomberi suedez u bë protagonist edhe në një shkëmbim nervoz me Lukaku, para se të linte fushën me kartonin e dytë të verdhë.

Në inferioritet numerik pas daljes së Zlatan, Milan vuajti trysninë e Interit që arriti të barazonte me një penallti të vendosur nga videoarbitrimi. Nga pika e bardhë Lukaku rroku tranversën para se të shënonte.

Kur të gjithë prisnin kohët shtesë, një perlë e danezit Eriksen i dha Interit kualifikimin, në momentin kur më pak e priste, nga lojtari që më pak pritej. Inter feston në San Siro për kalimin në raundin tjetër të Kupës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA