Muzikantët e mitur/ Interpretimet e nxënësve nga klasa e dytë në shkollë “Servete Maçi”

27/01/2021 19:59

Jemi tek shkolla e muzikës “Servete Maçi” në kryeqytet, ku po japin saxhon semestrale nxënës nga klasa e 2 deri në të 9-tën. Sigurisht që do të jemi edhe ne pjesë, pasi nuk është provim si gjithë të tjerët, por argëtues, si vetë muzika.

“E imagjinoj vetën duke luajtur piano, nëpër salla të mëdha edhe në Shqipëri, edhe jashtë vendit.

Mësuesja ime është pianiste e famshme. Unë shikoj shumë pak televizor, sepse stërvitëm çdo ditë në piano. U emocionova shumë, po më dridhej celulari, nuk e di si kam filmuar.

Unë jam gjyshe, por rikthehem në shkollën ku kam bërë 8 vjeçare, këtë herë për provimin e mbesës.

Unë ushtrohem 1 orë çdo ditë. Nuk do ta lë kurrë pianon. Unë I them motrës sime suksese, ndërsa unë që të mos e lërë pianon”, shprehen nxënës e prindër.

Këta krahas mësimeve kanë çdo ditë 2 orë ushtrim në piano. Kush punon e gjen rrugën e tij dhe lodhja shpërblehet. Kemi pikasur rreth 5-6 nxënës shumë premtues. Ju përshëndes me një pjesë nga Moxarti”, tha Renato Rexha.

Top Channel