Ekskluzive/ Maran hap listën e madhe, rreth 50 ftesa për Kombëtaren, mes tyre 3 lojtarë të Dinamo City 15/09 07:30
Klubi i Kukësit prezantoi në sallën e konferencave të stadiumit Air Albania trajnerin Mirel Josa.
Ish kampioni me Skënderbeun u shpreh se e kishte të lhetë të negocionte me presidentin Safet Gjici, mbi të gjitha të binte dakord për nisjen e kësaj aventure.
Sa i përket faktit që sfida e parë në krye të stolit të Kukësit e vë përballë ish ekipit të tij, Skënderbeut, ai e sheh si shenjë fati ndërsa nuk ngurron të përshkruaj futbollin e gjithë ekipeve të superiores.
Në fund, drejtori sportiv i verilindorëve i uroi mirëseardhjen Joses i cili është trajneri i tretë i Kukësit këtë sezon pas Skënder Gegës dhe Rrahman Hallaçit.
Top Channel