Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll 25/12 10:08
Në Kanada kanë filluar provat klinike të një vaksine të zhvilluar kundër COVID-19.
Brad Sorenson, drejtuesi i lartë i kompanisë bioteknologjike “Providence Therapeutics” me qendër në Toronto që ka zhvilluar vaksinën deklaroi se vaksina e emërtuar PTX-COVID19-B në fazën e parë është aplikuar tek 60 të rritur.
“Vaksinat janë projektuar për të nxitur reagimin e imunitetit në trup. Produkti i kompanisë tonë është një vaksinë mRNA dhe është e ngjashme me vaksinën Moderna që zbatohet aktualisht në Kanada”, tha Sorenson duke informuar se aplikimi do të përsëritet tre herë.
Ai tha se pas provave të para klinike vaksina do të kalojë në prodhim seri dhe se për këtë kanë blerë kompleks në Calgary.
Top Channel