39 vepra arti, peizazhe, interpretim të natyrës me element floreal dhe 8 kompozime që shprehin cilësitë e natyrës njerëzore, përbëjnë ekspozitën “Fjala” të artisti Alfred Nini.

Të gjitha punët janë të realizuara në kanavacë në teknikën e vajit.

Kjo ekspozitë vjen në një kohë kur artistët po përballen ndjeshëm me vështirësinë e ekspozimit.

“Para së gjithash një shëndet shpirtëror për gjithçka” është slogani i ekspozitës, duke i bërë thirrje njeriut për përgjegjshmëri për vetveten dhe mjedisit në të cilit jeton.

Gjatë kësaj kohe sfiduese në prani të COVID-19,  galeritë apo sallat e  ekspozimit të artit vizual, përballen me shtyrjet dhe anulimet e veprimtarive dhe aktiviteteve. Hapja e kësaj ekspozite u bë me këmbënguljen e artistit për të përçuar komunikimin e tij pozitiv ndaj të ardhmes.

Top Channel