Biden “përplaset” me Putin/ Temat e “nxehta” në telefonatën e parë mes dy presidentëve

27/01/2021 01:40
A

Në telefonatën e tij të parë me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin, presidenti i ri amerikan Joe Biden u përball me homologun rus për një sërë çështjesh duke nisur nga sulmi masiv kibernetik i kohëve të fundit e deri tek helmimi i dyshuar i figurës kryesore të opozitës në vend, Aleksei Navalny.

Sekretarja e shtypit e Biden, Jen Psaki shpjegoi se ai ishte nisur ta kryente këtë telefonatë me synimin të diskutonte traktatin bërthamor New Start, të cilin administrata e tij shpreson ta zgjasë.

Por që në fillim preku një sërë çështjesh delikate, duke përfshirë dhe ndërhyrjen e supozuar të Moskës në zgjedhjet presidenciale amerikane. “ Qëllimi i tij ishte të bënte të qartë se Shtetet e Bashkuara do të veprojnë në mënyrë të vendosur në mbrojtje të interesave tona kombëtare duke iu përgjigjur çdo veprimi dashakeq nga Rusia,” tha Psaki.

Bideni e ka akuzuar paraardhësin e tij, Donald Trump se është treguar shumë i dobët me Moskën e madje e ka përshkruar si “kukullën e Putinit” gjatë një fushatës zgjedhore. Zyrtarët pranë tij thonë se Biden është i vendosur të ndjekë një linjë më të vendosur më presidentin rus, e mund të vendosë edhe sanksione të reja ndaj Rusisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA