Një burrë, i cili u dëgjua duke thënë: “Unë po përdhunoj vajzën tënde tani”, është rrahur nga një turmë e zemëruar.
Murat Kaya, 36 vjeç, deklaroi se familja e tij është bombarduar me kërcënime për vdekje pasi u arrestua nën akuzat e përdhunimit. Familja e viktimës, deklaroi se i erdhi një telefonatë ku i thoshte se po përdhunonte vajzën, gjë që shkaktoi zemërim në Turqi.
Viktima 29-vjeçare u shokua aq shumë sa tentoi të kryente vetëvrasje dhe tani ka mbetur e paralizuar. Çështja e tij po hetohet nga Gjykata e Lartë në Antalja. Autori, i cili po procedohet në gjendje të lirë tha se ka marrë një sërë mesazhesh kërcënuese dhe u sulmua nga një grup i zemëruar në vendin e tij të punës gjatës javës së kaluar.
“Njerëzit më trajtojnë ndryshe në lagje. Nuk e hap dot telefonin. Më vijnë mijëra mesazhe kërcënuese. Njerëzit më sulmuan në vendin tim të punës. Familja ime dhe unë nuk mund të dalim jashtë nga frika se mund të na ndodhë diçka”, tha ai, shkruajnë mediat e huaja.
Ai mohoi akuzat dhe u shpreh se viktima e sulmoi menjëherë pas ngjarjes, pasi i kishte kërkuar që marrëdhënies mes tyre t’i vinte fundi. Ngjarja ndodhi në muajin shtator të vitit të kaluar, kur viktima hipi në një taksi pasi doli nga klubi i natës ku punonte.
Në vend që ta çonte në shtëpi, akuzohet se e çoi atë në një punishte mobiljesh ku e rrahu, e detyroi të merrte drogë dhe më pas e sulmoi seksualisht për orë të tëra.
Top Channel