Një shqiptar u ekzekutua me 5 plumba mbrëmjen e së hënës në Greqi. Viktima është Mario Metaj, 27-vjeç, i cili u vra në kryqëzimin Kourtesis, në Patra dhe dyshohet se është një përplasje mes bandave shqiptare.
Viktima ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij ku një makinë tjetër i ka prerë rrugën duke shkaktuar edhe një aksident. Më pas autorët që dyshohet se kanë qenë të paktën dy persona kanë qëlluar ndaj tij duke e lënë të plagosur rëndë. Ai është transportuar për në spital por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa mësohet se janë vënë në kërkim të dy autorëve që hapën zjarr ndaj 27-vjeçarit shqiptar.
Përplasja e bandave shqiptare në Greqi po bëhet problem për policinë greke. Disa ditë më parë në Athinë u vra Edmond Llangozi ndërsa në atentat mbetën të plagosur rëndë djemtë e tij Mihal dhe Anxhelo Llangozi.
Top Channel