Gjykatësi anglez i cili një  muaj më parë dënoi për vrasjen e një shtatëvjeçareje Eltiona Skanën,  ka kërkuar falje pasi kishte gabuar në dhënien e masës së dënimit.

Top Channel duke iu referuar medias angleze raporton se Eltiona Skana do të duhet të vuaj një dënim më të gjatë nga i pari për vrasjen e Emmily Jones.

“E kam llogaritur gabim masën e dënimit” është shprehur gjyqtari në një seancë të posaçme gjyqësore një ditë më parë.

Në Dhjetor 2020 Eltiona Skana u dënua me burg përjetë por mund të dilte përpara një komisioni (parole) pas tetë vitesh.

Por nga séance e fundit gjyqësore këtë të hënë, me qëllim korrigjimin e masës së dënimit, ajo do ta përfitojë këtë të drejtë pas 16 vitesh e 8 muajsh.

Gjykatësi Mr Justice Wall i tha gjykatës  Teesside Crown Court se:

“Kur unë lexova masën e dënimit një muaj më parë kam harruar se prej datës 1 Prill 2020 ligji parashikon që minimum periudhës së dënimit për krime të dhunshme me natyrë seksuale është rritur. Ishte një gabim nga ana ime për të cilin marr të gjitha përgjegjësitë”.

Vendimi

Gjykatësi vendosi në muajin Dhjetor që Eltiona Skama do të qëndroj në spital për aq kohë sa do të jetë e nevojshme e më pas vlerësimit të mjekëve do të kryejë dënimin prej 8 vitesh. E gjitha kjo do të varet në gjendjen e saj shëndetësore.

Eltiona Skana 30 vjeçe,  të gjithë procesin gjyqësor që zgjati një javë e zhvilloi përmes një video linku nga spitali sigurisë së lartë Rampton.

Babai viktimës, vajzës shtatë vjeçare  Mark Jones ishte i  pranishëm, në gjykatë bashkë me familjen për të dëgjuar vendimin e gjykatësit për këtë vrasje e cila ka gjetur jehonë në mediat angleze.

Mbrojtja

Avokati mbrojtës i shqiptares Eltiona Skana i tha gjykatës se pala mbrojtëse është e mendimit se dënimi me burg nuk do të ishte i duhuri kjo bazuar  në udhëzimet ligjore për çështjet të ngjashme.

Sipas avokatit Csoka gjykata duhet të caktojë vetëm kohën sa ajo duhet të qëndrojë e mbyllur në spital e jo në burg.

Avokati Skanës theksoi se:

“Ekspertët e sëmundjeve psikike i thanë kësaj gjykate se ajo përbën një kërcënim për të tjerët. Urdhri për ta mbyllur në spital do të sillte më shumë siguri për publikun pasi nuk mund të lirohet.  Lirimi  ndodh me vendim të një gjykate  më të lartë apo vetë sekretarit të shtetit për punën e brendshme. Ne si mbrojtës të Eltiona Skanës besojmë se ajo duhet të qëndroj nën kujdesin mjekësor për një periudhë më të gjatë se sa mund të qëndronte në burg. Kjo është në interes të publikut bazuar në Seksionin 37/51.

Dënimi

Gjykatësi Mr Justice Wall përpara se të lexonte masën e dënimit i  tha gjykatës së Mançesterit se ishte i rezervuar të besonte Skanën për qëllimin që kishte përpara se të sulmonte Emily Jones në park.

Gjykatësi tha se:

“ Nuk ka asnjë pikëpyetje që Eltiona Skana vuante nga disa episode psikopatie kur incidenti ndodhi kjo bazuar në dëshmitë e dhëna nga ekspertët e sëmundjeve psikopatike të deklaruara përpara gjykatës. Unë jam i shqetësuar për faktin se Eltiona Skana ka gënjyer kur I tha infermieres që e kishte nën mbikëqyrje më në 11 Mars 2020 se ajo vijonte të merrte kurën mjekësore. Por policia gjeti në shtëpinë e saj ilaçe që nuk i  kishte marrë. Doza e gjetur ishte sa për një mjekim një mujor”.

Vrasja

Emily Jones u godit me thikë nga Skana më 22 Mars 2020, datë në të cilën në Angli festohet Dita e Nënës.

Shqiptarja 30 vjeçare pranoi në gjykatë vetëm akuzën për plagosje por jo për vrasje.

Pas disa seancave gjyqësore ku u dëgjuan mjekët ekspertë prokuroria u tërhoq nga akuza për vrasje, pasi gjykatës iu argumentua se gjendja e saj psikike çoi në vrasjen e vogëlushes 7 vjeçare.

Skana kishte mbërritur në Angli në vitin 2014 dhe kishte kërkuar azil si një person i trafikuar për qëllime prostitucioni.

Gjatë procesit gjyqësor rezultoi se kjo ishte një gënjeshtër vetëm e vetëm për të fituar qëndrimin në Angli.

Ministria e Brendshme Home Office ia kishte refuzuar kërkesën për azil por një Tribunal Emigrancioni i dha leje qëndrimi deri në vitin 2019.

Në vitin 2017 ajo goditi me thikë në dorë dhe më pas me hekur në kokë nënën e saj me të cilën jetonte në qytetin Bolton.

Po ashtu gjykatës iu bë prezent edhe një kërcënim që ajo i kishte bërë për të vrarë motrën e saj.

 

FOTO GALERI
21/42

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA