Bota bashkëjeton prej 1 viti me Covid 19-tën, që u mendua, se prekte vetëm mushkëritë, por a e dini se mjeku që diagnostikoi pacientin 0, në Wuhan të Kinës, ishte mjek okulist, që do të thotë se virusin prek edhe sytë.
“Veçanërisht këto 6 muajt e fundit kemi parë tek pacientë që e kanë kaluar Covidin, dëmtime të syrit. Më e hasura është Keratiti Viral, që shkakton turbullirë në shikim dhe që fatmirësisht mjekohet lokalisht. Por pacienti duhet të vijë dhe të kryejë kontrollet siç e rekomandon mjeku”, tha okulistja Suzana Zhuka.
Covidi shkakton edhe hemoragji të së bardhës së syrit. Ato enët e gjakut, apo skuqje të së bardhës. Sidomos ata pacientë që kanë përdorur hollues gjaku gjatë trajtimit të Covidit.
Glaukoma është nje dëmtim tjetër që e hasim shpesh. Hemoragjia retinale ndeshet më rrallë. Së fundi po trajtoj një paciente 45 vjeçare me dëmtime të retinës.
Top Channel