Ne e kalojmë pjesën më të madhe të jetës sonë (rreth një e treta e saj) duke fjetur. Dhe ndërsa flemë, materialet e mbetura, të tilla si yndyra, qelizat e lëkurës dhe papastërtitë, mund të mbeten në çarçafët tanë, duke u akumuluar me kalimin e kohës.

Por, çfarë ndodh nëse se nuk i ndërrojmë çarçafët rregullisht?

Krijimi i akneve dhe lëkura e irrituar

Nëse fytyra juaj është e acaruar, duhet të shikoni si shkak edhe çarçafët dhe jastëkun. Përdorimi i përditshëm mund të shkaktojë që lëkura e vdekur, yndyra dhe bakteret të prekin lëkurën dhe të shkaktojnë poret e bllokuara, duke çuar në puçrra. Lëkura juaj gjithashtu mund të skuqet, për shkak të baktereve të pranishme në merimangat Demodex, të cilat janë mete të pranishme në çarçafë dhe jastëkë.

Nëse lëkura juaj duket “e palumtur”, provoni të ndryshoni jastëkun tuaj çdo 2 deri në 3 ditë.

Alergji nga merimangat e pluhurit

Ju ndodh të tështini apo t’ju kruhen sytë gjatë natës? Ju mund të vuani nga alergjitë! Shkaqet e alergjive mund të variojnë nga poleni dhe pluhuri te merimangat aktuale të pluhurit që jetojnë në çarçafët tuaj. Këto merimangat e pluhurit që janë mikroskopike, mund të shkaktojnë raste serioze të alergjive.

Për të shmangur alergjinë në këtë rast, sigurohuni të lani çarçafët me ujë të nxehtë dhe të blini dyshek dhe çarçafë hipoalergjikë.

Efektet e dëmshme të gjumit me kafshët shtëpiake

Fjetja me kafshët shtëpiake mund të jetë e lezetshme dhe e rehatshme, por ka disa rreziqe që duhet të keni parasysh. Leshi i kafshëve shtëpiake mund të tërheqë merimangat e pluhurit në shtratin tuaj.

Nëse vendosni të mbani miqtë tuaj me putra në shtratin tuaj, sigurohuni që të lani rregullisht çarçafët dhe gjithmonë të ruani shëndetin dhe higjienën e kafshëve.

Probleme me skalpin

Mbulesat e ngrohta dhe të lagura të jastëkëve mund të jenë një shtëpi e shkëlqyeshme për kërpudhat e njohura si dermatofitet. Këto kërpudha shkaktojnë njolla, të kruara të kokës, të njohura ndryshe si krimbi i kokës. Mund të kërkoni trajtim nga profesionistë të mjekësisë, por parandalimi është thelbësor. Për të zvogëluar shanset e të pasurit këtë ndjesi irrituese në kokën tuaj, sigurohuni që të lani jastëkët dhe mbulesat.

Skuqja e syve

Çarçafët e papastër mund të jenë arsyeja pse keni irritim të syve. Kjo është për shkak të baktereve të pranishme në shtrat, veçanërisht jastëkëve.

Tani që e dini se çfarë ndodh nëse nuk lani çarçafët tuaj, mund të pyesni veten se sa shpesh duhet ta bëni. Për të vrarë mikrobet, përdorni ujë të nxehtë për të larë shtresat. Bëjeni këtë të paktën një herë në javë dhe do të ndiheni më mirë.

Burimi: Bright Side

Top Channel