Polemika dhe tension në Botëror/ Mbappé i përgjigjet ashpër Paraguajit: “Nëse na detyroni të bëhemi “pis” ne do ta bëjmë…”
Tirana tashmë ka një trajner të ri. Burime për top Channel bëjnë me dije se Orges Shehi do të marrë drejtimin e skuadrës.
Aktualisht Shehi ndodhet në një takim me presidentin Halili.
Ish-portieri i njohur i kombëtares që tani po shton eksperiencat në pankinë, do të emërohet zyrtarisht këtë mesjavë në stolin e Tiranës, skuadra që po vuan oshilacione pasi fitoi titullin sezonin e kaluar, e tani gjendet në diskutim për rënien nga elita.
Ish futbollisti durrsak tani 43 vjeç, fitoi balotazhin në distancë me rivalin e tij Armando Cungu. Shehi u preferua nga presidenti Refik Halili kundrejt shkodranit, edhe pse mbetet për tu parë se çfarë i kanë premtuar njëri tjetrit në akordin verbal.
Orges Shehi e nisi karrierën si trajner te Skënderbeu në 2018, ndërsa numëron një aventurë edhe te skuadra e Kukësit.
Top Channel