Albin Kurti mbetet jashtë listave/ Paneli Zgjedhor refuzon të gjitha ankesat e partive politike

26/01/2021 20:05

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka refuzuar të gjitha ankesat e partive politike që pjesë e listave të tyre për deputet të futën edhe kandidatët që kanë probleme me ligjin.

Si rrjedhojë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe katër kandidat të tjerë të kësaj partie mbetën jashtë listës.

Përveç LVV-së, Nismës Socialdemokrate i janë refuzuar dymbëdhjetë kandidatë ndërsa Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës katër kandidatë.

Për më tepër zëvendësimi i tyre është i pamundur për shkak të kalimit të afatit për zëvendësim.

Pranohet pjesërisht rekomandimi i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, certifikohet lista e kandidatëve për deputetë të kësaj partie, me përjashtim të kandidatëve të cekur që kanë probleme me ligjin. Kandidatët e cekur në pikën një të diapozitivit të këtij vendimi, nuk mund të zëvendësohen me kandidatë të tjerë.

Por, Vetëvendosje nuk do të ndalet me kaq. Kjo parti do ta shfrytëzojë edhe mundësin e fundit për futjen e Kurtit në listë, duke u ankuar në Gjykatë Supreme për çka ka afat 24 orë.

LV do të jetë me Albin Kurtin në zgjedhje e me Albin Kurtin kryeministër. Regjimi i vjetër e fake news-t nuk mund ta hutojnë askënd.

Në mbledhjen e fundit të KQZ-së, anëtarët e partive politike me shumicë votash kundërshtuar certifikimin e listave me kandidat për deputet që kanë dënime të formës së prerë brenda tre vjetëve të fundit, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Si rrjedhojë, partitë në fjalë shtruan ankesa në PZAP, ndërsa fjalën e fundit pritet ta jap Gjykata Supreme.

Top Channel