Anthony Blinken mori sonte mbështetje dypartiake nga Senati amerikan në konfirmimin e tij në detyrën e sekretarit të 71-të të Shtetit, transmeton CNN.
Ai në këtë detyrë pason Mike Pompeon, i cili ishte një nga anëtarët që shërbeu më së gjati në ish-administratën Donald Trump.
Blinken, një diplomat veteran dhe këshilltar i vjetër i presidentit Joe Biden, fitoi lehtë shumicën e thjeshtë të nevojshme në Senatin me 100 ulëse.
Si diplomat i lartë, Blinken do të ketë për detyrë rinovimin e diplomacisë amerikane dhe angazhimin global, pas katër vjetëve të politikës së Trumpit “Së pari Amerika”.
Pasi shërbeu si këshilltar i Sigurisë Kombëtare i Joe Bidenit, gjatë mandatit të tij si nënpresident, Blinken u bë zëvendës i këshilltarit për Siguri Kombëtare në administratën Barack Obama dhe më vonë shërbeu si numri dy në Departamentin e Shtetit. Para kësaj Blinken punoi si drejtor i stafit demokrat të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, në kohën kur Biden ishte kryetar i komitetit.
© 2021 A.P.L. KosovaPress. All rights reserved.
Top Channel