Tensione në detet e Azisë/ Indonezia konfiskon çisternat iraniane dhe panameze

25/01/2021 14:54

Indonezia ka konfiskuar një cisternë iraniane dhe një anije panameze që dyshohet se kanë transportuar në mënyrë të paligjshme naftë në ujërat e vendit në juglindje të azisë.

Cisternat, po lundronin të dielën pranë Kalimantanit, seksionit indonezian të ishullit të Borneos, dhe më pas u konfiskuan pasi ekuipazhi nuk iu përgjigj thirrjeve në radio.

Ekuipazhi dyshohet për një sërë shkeljesh, mes të cilave edhe mos vendosja e flamujve dhe fikjen e sistemeve të identifikimit për të evituar pikasjen dhe për të transportuar ilegalisht naftë – tha ministria indoneziane e sigurisë detare. Sipas zëdhënësit të saj, hetimi po vazhdon dhe po merren në pyetje pjesëtarët e ekuipazheve.

Irani më herët është akuzuar se është përpjekur të fshehë shitjet e naftës duke shkelur sanksionet amerikane. Në tetor, administrata e ish presidentit Donald Trump, vendosi sanksione të reja mbi sektorin e naftës të Iranit në lidhje me vazhdimin e shitjeve për vende si Siria dhe Venezuela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA