Pas shirave të rrëmbyeshëm të ditëve të fundit, punonjësit e terrenit në Bashkinë e Tiranës kanë rikthyer situatën në normalitet.
Ata kanë punuar edhe gjatë natës, ku kanë zhvendosur ndonjë pemë që mund te jetë thyer apo pastruar rrugët rurale nga rrëshqitja e dherave.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përmes një statusi në rrjetet sociale falenderon kolegët e papërtuar.
“Mirenjohje kolegeve te papertuar qe rikthyen Tiranen ne normalitet pas shirave! 🙏🏻🚜”, shkruan ai.
Falë investimeve të duhura të Bashkisë Tiranë, kryeqytetit tashmë nuk ka aspak probleme me përmbytjet.
Mirenjohje kolegeve te papertuar qe rikthyen Tiranen ne normalitet pas shirave! 🙏🏻🚜 pic.twitter.com/1xjpJZOf2w
— Erion Veliaj 🚴♂️🌳⚽🇦🇱 (@erionveliaj) January 25, 2021
Top Channel