Ndeshja fillon pa trajnerin/ Tirana largon Nevil Deden

25/01/2021 13:48

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Tirana ka larguar trajnerin Nevil Dede pak minuta para takimit me Laçin.

Tashmë ndeshja me laçin për Tiranën do të fillojë pa trajnerin.

Nuk dihet se çfarë është diskutuar dhe kush ka qenë arsyeja e largimit të Dedes menjëhere pas takimit me presidentin Halili, duke marrë me vete dhe zëvendësin Olis Uku.

Vërtet rezultatet nuk kanë qenë ku priteshin, por gjithësesi për asnjë moment nuk dukej se pakënaqësia e presidencës kishte mbërritur në pikën sa për ta larguar trajnerin, i cili do të ishte i dyti për këto 16 javë, pas Emanuel Egbos.

Pritet një reagim zyrtar i klubit për të kuptuar se çfarë ka ndodhur zyrtarisht megjithatë një largim më pak se 10 minuta përpara fillimit të kësaj jave të kampionatit, aq më tepër në një ndeshje kaq të rëndësishme si ajo me Laçin, tregon se tensioni ka qenë i lartë, për të mos folur për mungesë maturie në vendime.

Nevil Dede mori drejtimin e Tiranës më 13 nëntor të vitit të shkuar duke debutuar në ndeshjen me Vllazninë të cilën e humbi me shifrat 3-2. Në total ai drejtoi bardheblutë për 13 ndeshje nga ku regjistroi 3 fitore 2 humbje dhe 8 barazime.

Top Channel