Kërkuesit kanadezë/ Colchicin-a, ilaçi i shpresës në luftën kundër covid-it

25/01/2021 15:34

Një testim i madh klinik në Kanada tregon se një ilaç jo i shtrenjtë, anti-inflamator, i quajtur Colchicine, mund të reduktojë ndjeshëm rrezikun e komplikimeve dhe vdekjes nga koronavirusi duke sjellë shpresë për të gjithë.

Jean-Claude Tardif, shef i institutit Zemra, në Montreal, udhëhoqi studimin e quajtur Colcorona, rezultatet paraprake të të cilit u botuan së fundmi. Të plota, rezultatet do të publikohen sa më shpejt që të jetë e mundur, tha Tardif në një intervistë për AFP. Studimi u krye mbi 4488 pacientë në botë që nga marsi 2020.  Sipas ekspertëve, ilaçi solli më shumë se 20 për qind reduktim të shtrimeve në spital, 50 për qind reduktim të nevojës për ventilator dhe 44 për qind më pak rrezik vdekjeje. Sipas ekspertëve, Colchicina është një ilaç i fuqishëm anti inflamator i njohur prej shumë kohësh. Ai është zbuluar 150 vite më parë dhe nxirret nga një bimë e quajtur Colchicum autumnale e përdoret për të trajtuar sëmundje të ndryshme si artritin inflamator, perikarditin etj. Ai është i disponueshëm në farmaci pasi përdoret për shumë sëmundje e nuk është madje as i kushtueshëm. Ekspertët kanadezë mendojnë se zbulimi i tyre do të ishte i vlefshëm jo vetëm në Francë, Kanada e SHBA, por edhe në vendet në zhvillim dhe vendet e varfra, pikërisht për shkak të çmimit dhe disponueshmërisë së ilaçit që merret në mënyrë orale, në formë tablete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA