Halili: Ju tregon Nevili pse iku/ Tirana largon trajnerin, mundet nga Laci, barazim mes Teutës dhe Partizanit

25/01/2021 20:12

Humbja e Tiranës me Lacin ka kaluar në plan të dytë pas vendimit të cuditshëm për largimin e trajnerit Nevil Dede pak minuta përpara fillimit të takimit.

Gjithsesi fitorja e kurbinasve me golin e mrekullueshëm të Mazrekajt ishte krejtësisht e merituar dhe nuk lidhej aspak me këtë ndryshim në pankinën e bardhebluve. Sa i përket këtij largimit të Nevil Dedes rreth dy muaj pasi u emërua trajner i bardhebluve edhe vetë presidenti Halili për momentin nuk zbardh shumë dhe e ka një arsye.

Refik Halili: Sa herë kam folur unë më ka kushtuar ana financiare, se gjithmonë kur them unë është shkarkuar dynden tek Halili ose tek Tirana me marr lekë. Kjo ndeshje dhemb shumë sepse ne i largohemi objektivave tona. Por unë kam besim tek grupi dhe do të bashkohem edhe unë me to për të ecur përpara

Debati i sotëm që duket një shkak, ka qenë një ndërhyrje në formacion, por për këtë gjest presidenti Balili ironizon.

Refik Halili: Se herë më do qejfi bëj ndërhyrje, kam 20 vjet që e dëgjoj këtë nga ju. O kanë bo trajnerët qejf me Halilin ose nuk besoj se kanë bo vend tjetër, pra kanë qenë të pavarur dhe kanë bërë çfarë i ka dasht qejfi.

Për këtë ndryshim në stolin bardheblu ka folur edhe trajneri i Lacit Shpëtim Duro.

Shpëtim Duro: Eshte nje rast unikal, por ne Shqiperi ca nuk ndodh. Unë jam trajner vet dhe kur ndodhin situata të tilla, akoma më shumë ndaj një ish-futbollistit tim një njeri serioz, një njeri me personalitet në futbollin shqiptar, por ta ulin personalitetin të degjenerojnë fare. nuk ka rëndësi rezultati sportiv, por ka bë përshtypje.

Gjithsesi fitorja me bardheblutë i ndryshon kursin tashmë Lacit.

Shpëtim Duro: Një fitore shumë e rëndësishme që na kthen nga rezultatet jo të mira të ndeshjeve të fundit.

Ndërkohë në mbrëmje ndeshja mes Teutës dhe Partizanit që vlente më tepër për rivalitetin me kryesuesen Vllazninë, u mbyll në barazim 1-1. Golit të Asanit në fillimin e ndeshjes ju përgjigj Krasniqi po në pjesën e parë dhe po me këto shifra mbeti takimi deri në përfundim të 90 minutave duke mos përfituar asnjëra nga ndjekset nga hapi fals i Vllaznisë. Diferenca e të dyja ndjekseve Teutës dhe Partizanit edhe pas kësaj jave të 16-të mbetet në 10 pikë

Top Channel