Aktori i njohur, Florjan Binaj dhe babai i tij Petrit Binaj ishin të ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’ në Top Channnel, ku folën për fëmijërinë e Florit dhe mënyrën se si u bë pjesë e spektaklit të humorit ‘Portokalli’.
Në fëmijë, ka qenë djalë i qetë por të gjitha ‘prapësitë’ i realizonte pa bërë shumë zhurmë. Petrit Binaj rrëfeu një prej rasteve kur kanë qenë në një dasmë në Vlorë dhe Flori kishte hipur në një gomar.
“Flori ka qenë i heshtur dhe çdo gjë e kurdiste në fshehtësi. Rrinte si ëngjëll. Kemi qenë njëherë në një dasmë në një fshat të Vlorës, kanë qenë 2 palë stolat dhe kur u kthye i zoti i fut një të ulëritur thotë ‘Na mor djalë se na theve gomarin në mes’”, rrëfeu i ati.
Por nuk përfundoi me kaq. Kur u kthye, ai kishte parë që ishte Flori sipër gomarit dhe u përpoq të qetësonte situatën nëpërmjet një batute për të zotin, të cilin e kishte mik familje.
“I them atij se e kam dhe krushk, gomari yt ta ketë për nder t’i hypë një djalë nga kryeqyteti. E tha pastaj ‘ta thyejë pastaj’”, u shpreh Petrit Binaj.
Ndër të tjera, Flori u shpreh se ndihet krenar që prindërit e mbështetën për tu bërë piktor në një kohë kur pjesa më e madhe e prindërve kishin dëshirë që fëmijët të bëheshin mjekë.
Flori: Në kohën kur kisha talentin për pikturë, aso kohe prindërit i nxisnin fëmijët për tu bërë mjekë. Dhe unë ia di shumë për faleminderit prindërve sepse ishte inkurajuese sepse isha ndryshe nga fëmijët e tjerë se e kisha ndarë mendjen që atëherë se çfarë do bëja.
Petrit Binaj rrëfeu momentin kur u zgjodh për tu bërë pjesë e spektaklit të njohur të humorit “Portokalli” dhe që prej asaj kohe nuk i është ndarë ekranit.
Babai: Vija nga Pogradeci dhe njëherë, kur po kaloja afër shkollës së tij, kthej kohën me bisht syri dhe shoh Florin që gjëmonte një burrë për të ndezur një cigare. Vetëm i bie borisë dhe nuk i kam folur më asnjëherë. Më pas tha që e kishte pikasur Agron Llakaj dhe unë ngaqë kisha merakun e cigares, i them do bëhesh ushtar. Ai më tha do bëhem piktor. Pastaj kishte ardhur për provë këtu dhe i kishin thënë të qethej, ishte bërë tullac. Thashë me vete edhe tullac, edhe me cigare, i them çfarë po bën? Më tha, pa merak se është për mirë, shumë shpejt do më shohësh në televizor. Dhe që prej asaj kohe nuk iu nda më.
Flori: Unë doja t’ia bëja surprizë. I them një ditë, shihni në televizor se ka dalë një personazh i ri që imiton Edi Ramën. Vetëm gjyshja më identifikoi dhe tha ‘Loli, më ngjan si zëri yt ky’.
Top Channel