Me largimin e Andit dhe Teas, që zgjodhën që të vazhdojnë njohjen përtej kamerave dikush tjetër ka zgjedhur të provojë fatin dhe pse jo të gjejnë shpirtin binjak në Përputhen!
Kjo e dielë erdhi me surpriza në Prime për shikuesit, ku jo vetëm pati largimin e çiftit tashmë, por sigurisht edhe prurje të reja.
Produksioni kishte menduar gjithçka. Djali i ri i cili do të luftojë për zëmrën e një nga vajzave, pse jo dhe do të “trazojë ujrat” mes djemve quhet Rinian Leka. Ai është 33 vjeç, ka lindur në Rrëshen dhe jeton mes Romës dhe Tiranës.
Rinianit, ashtu si të gjithë djemve do t’i jepet mundësia për të pasur çdo javë takime me vajzat deri sa të gjejë të duhurën…nëse një gjë e tillë do të ndodh!
A do të përputhen me Anën, Melisën, Ledianën apo Sindin, edhe pse me këtë të fundit gjasat janë të pakta kjo për shkak të moshës, mbetet për t’ u parë në puntatat në vazhdim.
Top Channel