Qeveria belge i kërkoi komisionit europian të “justifikojë dhe shpjegojë” natyrën e sakte te vendimit te për kufizime të reja udhëtimi në mesin e pandemisë së koronavirusit.
Vendi po përpiqet t’i ruajë fitimet që ka siguruar këto muajt e fundit që kur arriti ta përmbyste ritmin e vet të infektimeve, i cili konsiderohej si një ndër të lartët në Europë. Ndaj e mërkura do të ndalojë lëvizjen ndërkufitare për turizëm dhe pushime. Por kufizimet e ashpra belge kanë bërë që të lindin përplasje me bllokun europian, i cili propozon që liria e lëvizjes të vazhdojë brenda kufijve të brendshëm të Bashkimit Europian. Për këtë arsye, Komisioni Europian propozoi një paketë të re masash për kufizimin e udhëtimeve, me qëllim frenimin e përhapjes së një lloji të ri të koronavirusit.
Propozimi përmban koordinim shtesë në dy fusha, ku shtetet anëtare janë pajtuar tashmë që të punojnë së bashku. Këtu bëjnë pjesë përditësimi i kodit të ngjyrave për vendet me rrezik, si dhe masa më të rrepta për udhëtarët që vijnë nga vende me rrezik më të lartë. Me ngjyrën e re “e kuqe e errët” do të shënohen zonat që janë më së shumti të prekura nga koronavirusi. “Kjo [ngjyrë] pasqyron një nivel të lartë infeksionesh, që pjesërisht lidhen me një variant të ri të koronavirusit”, tha për gazetarët Didier Reynders, komisionar i BE-së për Drejtësinë. Gjithashtu, me masat e reja të Komisionit Evropian “shkurajohen fuqishëm të gjitha udhëtimet e parëndësishme”, ndërsa për udhëtimet e rëndësishme duhet të zbatohen masa shtesë.
“Testimi do të jetë i detyrueshëm për të gjithë udhëtarët që hyjnë në BE, përfshirë edhe ata që janë në të ashtuquajturat udhëtime të rëndësishme. Testi PCR për hyrje në BE nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë”, tha komisionarja për Punë të Brendshme, Ylva Johanson. Ajo tha se rregullat shtesë, përfshirë vetizolimin, karantinën dhe monitorimin e kontakteve deri në 14 ditë, duhet të zbatohen për udhëtarët që vijnë nga vendet e treta, ku qarkullimi i llojit të ri të virusit është i dukshëm. Zona e kuqe e errët, ku regjistrohen infeksione nga lloji i ri i koronavirusit, do të përditësohet çdo javë në hartën epidemiologjike të BE-së nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
Top Channel