Bashkimi Evropian (BE) kërcënoi sot se do të vendosë sanksione të reja kundër autoriteteve në Venezuelë nëse ato nuk garantojnë sigurinë e përfaqësuesve të opozitës dhe shtoi se në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 6 dhjetor, “mundësia për të përparuar demokracinë ishte humbur” .
“Duke pasur parasysh përkeqësimin e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe situatën e demokracisë në Venezuelë, BE është e gatshme të miratojë masa shtesë të synuara kundër atyre që kërcënojnë demokracinë, shtetin e ligjit dhe shkelin seriozisht të drejtat e njeriut,” thanë ministrat e jashtëm të BE në një takim në Bruksel.
Ministrat shtuan se zgjedhjet parlamentare “humbën një mundësi për të përparuar demokracinë” në Venezuelë.
“E vetmja mënyrë për të dalë nga kriza në Venezuelë është një rifillim i shpejtë i negociatave politike dhe vendosja urgjente e një dialogu” për organizimin e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe presidenciale që do të jenë “të besueshme dhe transparente”.
BE bëri gjithashtu thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë të burgosurve politikë.
Top Channel