Klubi i Futbollit Chelsea ka ndarë sot rrugët me trajnerin Frank Lampard, ka njoftuar klubi londinez.

Në deklaratën e lëshuar në faqen zyrtare, thuhet se ky vendim ishte shumë i vështirë dhe se klubi është shumë mirënjohës për punën e bërë nga ai.

“Ne jemi mirënjohës për punën e Lampard për ato që ai ka arritur në kohën e tij si kryetrajner i klubit. Sidoqoftë, rezultatet dhe performancat e fundit nuk i kanë përmbushur pritjet e klubit, duke e lënë Klubin në mes të tabelës pa ndonjë rrugë të qartë drejt përmirësimit të qëndrueshëm.”, thuhët më tutjë në deklaratë

Ndërsa Presidenti Roman Abramovich tha: “Ky ishte një vendim shumë i vështirë për klubin sepse kam një marrëdhënie të shkëlqyeshme personale me Frank dhe kam respektin më të madh për të.”

“Ai është një njeri me integritet të madh dhe ka etikën më të lartë të punës. Sidoqoftë, në rrethanat aktuale ne besojmë se është më mirë të ndërrojmë menaxherë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA