Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë kanë dhuruar gjak për fëmijët talasemikë. FNSH i është përgjigjur thirrjes së Kryqit të Kuq për kategorinë e njerëzve që kanë nevojë për gjak.
Krahas angazhimeve të tjera të përhershme, për sigurimin e rendit e sigurisë publike dhe me detyra të shtuara për parandalimin e përhapjes së COVID-19, nuk është hera e parë që Policia e Shtetit i është përgjigjur thirrjes së Kryqit të Kuq, për të ndihmuar një kategori kaq në nevojë për gjakun siç janë fëmijët talasemikë.
Me gjithë situatën e rënduar nga COVID-19, dhurimi i gjakut nuk është diçka e vështirë apo e pamundur, pasi duhet që ne të ndihmojmë me gjakun tonë këtë grup njerëzish për të jetuar normal si ne.
Në thelb të misionit të Policisë së Shtetit janë humanizmi dhe sakrifica dhe në këtë kontekst u realizua dhe dhurimi i gjakut për fëmijët talasemikë. Edhe në ditët e ardhshme, nga strukturat e tjera të Policisë së Shtetit do të vijojë dhurimi vullnetar i gjakut për fëmijët talasemikë.
Top Channel