Shi dhe dëbore në Korçë/ Probleme me energjinë, vështirësi në një segment të aksit Boboshticë-Dardhë

24/01/2021 20:02

Kete fundjave ne zonat malore te Korçës pati perseri reshje bore. Mbrëmjen e së shtunës reshjet nisen në zonat e Dardhës, Voskopoje, Vithkuqit, Kolonjes por edhe disa fshatra ne Pogradec, ndërsa vazhduan per disa ore me intensitet.

Ne keto zona, ne lartesine mbi 1300 m, trashësia e bores arriti nga 5-10 cm.

Pavarësisht se reshjet janë ndërprere, akset nacionale janë te hapura, ndërsa ne aksin Boboshtice-Dardhe nga km 8 deri ne km 14, ne orët e para te mëngjesit, lëvizja e mjeteve është bere me zinxhir ose goma dimërore.

E si pasoje e motit te keq nuk kane munguar as problemet ne furnizimin me energji elektrike ne Zonen e  Mollasit, Kolonje dhe Vithkuqit ne Korce.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA