Sherr mes të miturve në Berat/ Adoleshenti konfliktohet me 12-vjeçarin, pamjet i publikon në rrjete sociale Kush ishin Mirash Ivanaj, Mitrush Kuteli, Gjon Shllaku, Vexhi Buharaja dhe eruditë të tjerë, të cilët kishin pësuar lëndimin më të madh për një krijues. Kishin humbur të drejtën e autorësisë.
Këta dhe të tjerë ishin të detyruar të përkthenin libra në burgjet komuniste që ju duheshin pushtetarëve.
“Arshi Pipa ka përkthyer dhe i ka marrë me vete, sepse e kanë ditur komanda. Xhaxhai im, Gjon Shllaku ka përkthyer Victor Hygon dhe disa këngë të Iliadës. Por atij nuk ja lanë ti merrte me vete. Dhe ato përkthime i humbi” – Primo Shllaku
“Të gjitha këta njerëz kane punuar me emër të ndaluar ose me liri të ndaluar. Është shumë e vështirë të thuash se kush e ka pasur më të vështirë.” – Shaban Sinani.
“Një nga klerikët më të mëdhenj atje Pjetër Mushkalla nuk pranoi. Sepse atje kishte dhe përkthime të veprave të Enver Hoxhës.” – Spartak Ngjela
“Akoma nuk e kam marrë vesh, përse ai sektor quhej “Mesagjeria”, sado që kam kontrolluar shumë fjalorë të huaj dhe sado që mbahem se kam përkthyer libra nga katër gjuhë të huaja.” – Pjetër Arbnori.
“Nuk kishte ctju duhej kushtetuta franceze. Kujt i duhej zhvillimi i ekonomisë amerikane. Ose si mposhten e organizohen demostratat.”- Daut Gumeni
A ishte përkthimi arratisja e atyre që humbnin të drejtën e krijimtarisë?
Të dielën në Exclusive ne 20.15
Përkthim, streha e “mëkatarëve”
Top Channel