Just Dance tashmë është kthyer në nje nga rubrikat më të preferuara në E Diell. Suksesi i këtij spektakli është i padiskutueshëm. Kërkesat e shumta të publikut kanë bërë që Just Dance të ritransmetohet edhe ditën e premte në orën 22:40 në Top Channel. Situatat e krijuara dhe performancat e një niveli shumë të lartë i kanë dhënë kësaj rubrike suksesin e merituar.

Këtë javë një konkurente e re ka surprizuar me prezencën e saj në studio. Bela, 40 vjeçarja nga Korça është shfaqur papritur duke sfiduar Herisën. Në sfidën e tyre konkurentja e re 40 vjeçare ka arritur të triumfoj ndaj Herisës duke i zënë vendin dhe duke arritur ta skualifikoj atë. Ajo çka e bëri edhe më interesante Belën, ishin manovrat e saj fantastike akrobatike.

Mesa duket një personazh mjaft i veçantë është bërë pjesë e E Diell, të shohim se çfarë ka rezervuar për javët në vijim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA