Bien në pranga 4 persona në Tiranë, mes tyre një i mitur, ja për çfarë akuzohen
24/01/2021 10:41
Katër persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur me iniciale A. M., 17 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A. T., 24 vjeçe, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese;
G. K., 45 vjeç dhe D. Ç., 38 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprimet e mëtejshme.
Top Channel