Një tjetër aksident ka ndodhur në Shqipëri, kësaj radhe në Vlorë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën Transballkanike, në afërsi të Gjykatës së Apelit, ku një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja shtetasen M. Ll, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:00, në rrugën Transballkanike, në afërsi të Gjykatës së Apelit, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja shtetasen M. Ll, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve në gjëndje të rëndë shëndetsore.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.
Top Channel